BioGaia – lider në botën e probiotikëve për më shumë se 30 vite.
Këtu do të mësoni më shumë rreth BioGaia dhe Ewopharma.
Informacioni në këtë pjesë të faqes së internetit është i dedikuar vetëm për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Unë jam ekspert. Me këtë konfirmoj se jam profesionist sipas këtij përkufizimi.
Fatkeqësisht, duke qenë se ju nuk jeni profesionist i kujdesit shëndetësor, ne nuk mund t'ju ofrojmë këtë informacion.
E themeluar në vitin 1990, BioGaia bazohet në një përvojë të pasur në zhvillimin, marketingun dhe shitjen e produkteve probiotike dhe gëzon një rrjet të gjerë studiuesish dhe ekspertësh të pavarur, specialistë prodhimi dhe partnerë distribuimi në të gjithë globin. Pediatër dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor në më shumë se 100 vende rekomandojnë produktet BioGaia për pacientët e tyre. | Të gjitha produktet BioGaia përmbajnë Lactobacillus reuteri, një lloj bakteri probiotik që ndihmon në rivendosjen e harmonisë në mikroflorën e traktit gastrointestinal. Si një nga bakteret e pakta që ka evoluar bashkë me njerëzit që nga fillimi, Lactobacillus reuteri mbijeton dhe kolonizohet natyrshëm në organizmin e njeriut. Misioni i BioGaia është të kontribuojë me sukses në mbështetjen e shëndetit dhe mirëqenies së personave me probleme të shëndetit tretës ose oral me produkte probiotike të vërtetuara klinikisht dhe miqësore për përdoruesit, që bëjnë ndryshim të vërtetë. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni www.biogaiagroup.com |
Ewopharma është një partner inovativ për marketingun e produkteve farmaceutike dhe paramjekësore në Evropën Qendrore Lindore dhe në Zvicër.
Kompania është aktive në rajon për më shumë se 60 vite. Gjatë kësaj kohe, Ewopharma ka fituar njohuri të gjera për këto tregje dhe ka fituar një pozicion të rëndësishëm në tregjet lokale. Ewopharma përfaqëson partnerët farmaceutikë rajonalë dhe ndërkombëtarë si të licencuarin dhe distributorin e tyre ekskluziv dhe mbulon të gjitha aspektet e qasjes në treg dhe komercializimit të produkteve farmaceutike dhe produkteve paramjekësore. Kompania punëson më shumë se 320 staf të kualifikuar në mbi 15 vende. Për më shumë informacion vizitoni www.ewopharma.com.
Ewopharma Kosova
Rr. Gazmend Zajmi 59
10000 Prishtinë
Tel:+383 49 301 300
info.kos@ewopharma.com