Diarreja e Lidhur me Antibiotikët (DLA)
Duke qenë se antibiotikët nuk vrasin vetëm bakteret e këqija, por edhe ato të mira, gjatë trajtimit afektohet ekuilibri i mikroflorës. Kjo mund të shkaktojë diarre dhe probleme të tjera të stomakut, një gjendje e quajtur diarre e lidhur me antibiotikët. Mund të shfaqen simptoma të tjera si fryrje, dhimbje stomaku dhe simptoma të tjera funksionale të barkut.