Informacioni në këtë pjesë të faqes së internetit është i dedikuar vetëm për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Unë jam ekspert. Me këtë konfirmoj se jam profesionist sipas këtij përkufizimi.
Fatkeqësisht, duke qenë se ju nuk jeni profesionist i kujdesit shëndetësor, ne nuk mund t'ju ofrojmë këtë informacion.
Familja juaj është rritur kohët e fundit dhe përveç gëzimit, prindërit shpesh e gjejnë veten përballë stresit dhe rraskapitjes. Kjo përshkallëzohet edhe më shumë me netët pa gjumë të shkaktuara nga shqetësimi i zorrëve të foshnjës. Lexoni për të gjetur strategji për të menaxhuar kohë të tilla si familje.
Kur më në fund vjen në këtë botë, fëmija juaj duhet të përshtatet me mjedisin e ri dhe gjithçka që vjen me të. Për foshnjat që përjetojnë parehati në zorrë, periudha e adaptimit mund të jetë veçanërisht e vështirë.
Edhe pse prek deri në 26% të foshnjave më të vogla se 3 ose 4 muaj, shkaqet e shqetësimit të zorrëve mbeten një temë e teorive. Simptomat e saja njihen si rregulli i 3.
Rregulli i 3 qëndron për:
Përveç kësaj, mund të vëreni se foshnja juaj është e vrenjtur dhe skuqet në fytyrë, duke lëshuar gazëra, duke I tërhequr ose duke shkelmuar këmbët, duke shtrënguar duart dhe duke pasur një bark të tendosur.
Derisa shqetësimi i zorrëve është zakonisht i padëmshëm për shëndetin e foshnjës tuaj, ka mënyra për t'i ndihmuar ata të përballen me simptomat. Këto mund t'i gjeni në artikullin tonë “Kur barqet e vogla ndihen të pakënaqur: Parehatia në zorrë tek foshnjat”. Parehatia e barkut me siguri e shqetëson më së shumti foshnjen tuaj. Megjithatë, ndikimi tek ju dhe partneri juaj si prindër apo edhe tek fëmijët tuaj të tjerë mund të jetë i rëndësishëm. Prandaj, këshillat e mëposhtme i kemi mbledhur për ju, prindërit.
Është e natyrshme të ndiheni të shqetësuar kur fëmija juaj qan dhe asgjë nuk duket se e qetëson. Ju mund të filloni të pyesni nëse jeni duke bërë gjithçka siç duhet apo nëse po bëni mjaftueshëm. Në këto raste, merrni një moment dhe mbani mend se as mjekët nuk i dinë shkaqet e shqetësimit të zorrëve dhe se simptomat do të kalojnë në muajin e 4-t ose më së voni në muajin e 6-të të jetës.
Një bark në siklet zakonisht e shqetëson fëmijën tuaj në kohë relativisht të njëjta të ditës. Identifikoni këto kohë dhe planifikoni ditën tuaj, duke i mbajtur ato në mendje. Programoni aktivitete ngushëlluese dhe gjëra që i pëlqejnë foshnjës tuaj gjatë atyre periudhave.
Foshnjat janë shumë perceptuese ndaj emocioneve të prindërve të tyre. Qëndrimi i qetë në praninë e tyre mund t'i ndihmojë ata të përballen me problemet e tyre. Megjithatë, e qara me zë të lartë që shpesh ndihet konstante ndonjëherë mund ta bëjë këtë të pamundur. Në raste të tilla, bëni një pushim. Vendoseni fëmijën tuaj në krevat fëmijësh ose në një vend tjetër të sigurt dhe merrni disa minuta për veten tuaj në një dhomë tjetër derisa të qetësoheni.
Mos refuzoni asnjë ndihmë nga miqtë apo familjarët tuaj. Gjithçka ka rëndësi, nga biseda dhe sjellja e ushqimeve të bëra në shtëpi deri te ndihma rreth fëmijës.
Mund të jetë mjaft sfiduese, por gjumi është thelbësor për ju pasi do ta bëjë më të lehtë përballimin e vështirësive që përjetoni. Merrni një sy gjumë kur foshnja është në gjumë, ose pushoni nëse nuk mund të flini.
Një mikrobiotë e ekuilibruar dhe e larmishme e zorrëve është thelbësore në ruajtjen e tretjes së mirë dhe përthithjes së lëndëve ushqyese dhe mbështetjen e sistemit imunitar. E njëjta gjë vlen për të gjithë. Kujdesuni për mikrobiotën e zorrëve të anëtarëve të familjes suaj me probiotikët BioGaia. Lloji probiotik hero BioGaia, Limosilactobacillus reuteri Protectis, plotëson mikroflorën tuaj të brendshme, ndihmon në ngritjen e popullatës së baktereve endogjene, i përket shtameve probiotike më të hulumtuara në treg dhe është me origjinë njerëzore. Provoni BioGaia Protectis Pika për Foshnje, të sigurt që nga dita e parë, për t'u kujdesur për më të vegjlit tuaj dhe tabletat përtypëse BioGaia Protectis për pjesën tjetër të familjes.
Të kesh një fëmijë që përjeton shqetësime në zorrë është dërrmuese. Kujdesuni për veten për t'i kapërcyer këto kohë dhe kërkoni ndihmë profesionale nëse asgjë nuk duket se e bën situatën më të lehtë për ju ose fëmijën tuaj.